Kujdes nga gjumi i tepërt!

Personat në moshën 60-vjeçare, që flenë shpesh, mund të rrisin rrezikun për të pësuar goditje në tru. Këtë e thonë studimet e fundit, ku ekspertët në Kinë provuan se lodhja e tepruar dhe gjumi i tepruar është po aq i keq sa pagjumësia.

Prej kohësh, mjekët kanë paralajmëruar se privimi i gjumit shkakton presion të lartë të gjakut dhe mpiksje të arterieve.

Në studimin e tyre, shkencëtarët pyetën për zakonet e gjumit të më shumë se 30,000 njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe ndoqën shëndetin e tyre për gjashtë vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata zbuluan se njerëzit që flinin më shumë se një orë e gjysmë gjatë ditës kishin 25 përqind më shumë “shans” të pësonin një goditje në krahasim me njerëzit që nuk flinin aq shpesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?