FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukullat me maska dhe lodrat “mjekësore” thyejnë “rekorde” shitjesh në Spanjë dhe Portugali

Pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe në jetesën e fëmijëve. Në Portogali dhe Spanjë është vënë re se ndryshimet kanë ndodhur edhe tek lodrat.

Kompanitë që prodhojnë lodra i kanë “veshur” kukullat me maska në fytyrë dhe kanë krijuar pajisje “mjekësore” përmes plastikës që t’iu përshtaten gjendjes në të cilën jemi.

Menaxheri i një dyqani, Adela Haro ka deklaruar se lodrat e lidhura me COVID-19 po shiten shumë derisa një lloj kukulle me maskë është “hit”, ndër më të shiturat kohëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj se kjo është një mënyrë për t’iu përshtatur realitetit. Kukullat gjithashtu duhet të përfaqësojnë shoqërinë. Vendosja e një maske në fytyrën e kukullës iu ndihmon fëmijëve që të kuptojnë se duhet mbajtur një e tillë”, ka thënë blerësja Reyes Lopez për Reuters.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?