Kurorat e vjedhura me vlerë 7 milionë dollarë gjenden në kosh të plehrave

Thesari mbretëror suedez që u vjedh nga një katedrale vitin e kaluar është gjetur në një kazan plehrash në Stokholm.

Dy kurora dhe një spektër që datojnë në vitin 1961 u morën nga Katedralja Strangnas në perëndim të Stokholmit më 31 korrik 2018.

Bizhuteritë, që u përdorën për funeralin e Mbretit Karl IX dhe të Mbretëreshës Kristina, janë me vlerë 7 milionë dollarë.

Një zëdhënëse e policisë tha për Sky News se: “Një roje sigurie gjeti se bizhuteritë në një kazan. Tani po punohet për të përcaktuar nëse janë me të vërtetë bizhuteritë e vjedhura.”

Ndërsa nuk konfirmoi vendndodhjen e kazanit në Stokholmit ku u gjendën thesaret.

Gjyqi i një 22-vjeçari i akuzuar për vjedhjen e bizhuterive u shty dje pasi gjetjes së bizhuterive.

SHKARKO APP