Kush është ‘kripto-kandidati’ për president i SHBA që shpreson te rregullojë sistemin e monedhave virtuale?
Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020 në SHBA, ekziston në listën e kandidatëve edhe një demokrat i cili është ndër të vetmit që mbron komunitetin e ‘kriptomonedhës’ (monedhës virtuale).
Andrew Yang, një sipërmarrës i cili po kandidon si demokrat në garën e ardhshme presidenciale, tha se do të donte të shihte skema më të mëdha rregullatorë për komunitetin dhe teknologjinë e saj ‘Blockchain’, e cila sipas tij do të stimulonte inovacione të reja.
“Unë mendoj se ‘blockchain’ duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e të ardhmes”, deklaroi Yang në konferencën e Konsensusit në New York.
Bashkësia ‘kripto’ e mbështeti Yang-un pas ai botoi një skemë të thjeshtë rregullatore në të cilën ai bën thirrje për përcaktime të qarta të monedhës virtuale dhe të rregullave tatimore.
“Ne duhet të paracaktojmë se cila agjenci do të ndërveprojë me monedhat individuale. Do të ishte për të ardhur keq nëse sa herë që del një monedhë e re është pikërisht pas saj që ne vendosim skemën me të cilën ajo do të aplikohet ”, duke shtuar gjithashtu se aspekti i mbrojtjes së konsumatorit të platformës së tij mund të bazohet lirshëm në ligjin e sigurisë ekzistues.
Ai njihet më shumë për qëndrimin e tij mbi të ardhurat universale bazë, 1000 dollarë të garantuara për qytetarët 18 vjeç e sipër, në një përpjekje për të zbutur fenomenin e humbjes së vendeve të punës për shkak të teknologjive të reja dhe automatizimit, duke shmangur kështu një krizë tjetër.
Burimi: Fortune