Kushton 7 mijë euro nata/ Pamjet brenda jahtit luksoz ku po kalon pushimet Messi

Leo Messi po shijon pushimet e tij luksoze.

“Ylli” i Barcelonës i dha fund ditëve të qeta në ishujt e Karaibeve dhe tashmë ka zgjedhur plazhin e Ibizas për të mbyllur turin e pushimeve.

Mediat katalane raportojnë se Messi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka marrë me qira një jaht super luksoz që kushton 7070 euro për 24 orë.

Në brendësi të jahtit janë 4 dhoma gjumi me sallë pritje për 10 të ftuar, nuk mungon kinemaja, lojërat e ujit dhe 2 anije të vogla.

SHKARKO APP