Ky është apartamenti ku do të gjeni një tualet të tejdukshëm në mes të kuzhinës

Të gjithë, në një farë pike, e kanë gjetur veten duke kërkuar apartamente në internet. Dhe, më pas e kanë kuptuar se të gjitha fotot ishin çështje këndi sepse nuk ka dhomë ndenjeje. Krevatin mund ta gjesh në kuzhinë.

Gjithsesi, një apartament që jepet me qira në Pekin i kalon të gjitha parashikimet.

Aty mund të gjeni një tualet në mes të kuzhinës. Dhe, nuk është dosido. Tualeti juaj në mes të kuzhinës ka mure transparente!

Swiss Digital Desktop Reklama

Po, e lexuat mirë, është një tualet nga i cili mund të shihni se çfarë bëhet në kuzhinë dhe anasjelltas. Mendoni pak sa interesante mund të jetë kur të ftoni miq për darkë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Apartamenti me dizajnin e sikletshëm u zbulua nga Michael Bellart, një redaktor në Caixin i cili e gjeti apartament ndërsa kërkonte për vende me qira.

Në një postim të tijin në Twitter ai shkruante:

Gjuetia për apartament në Pekin: gjithmonë ka të paktën një gjë që do jetë e gabuar, shumë, shumë e gabuar.”

Vlen gjithashtu të theksohet se dritaret e banesës nuk duket të kenë perde, kështu që fqinjët tuaj mund të “bashkohen” për t’ju shikuar ju dhe miqtë tuaj teksa kryeni nevojat tuaja personale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?