Ky është shkaku përse disa njerëz gjatë seksit shqiptojnë emrin e ish të dashurit/ës
Disa individë të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e huaj në momentin e përjetimit të orgazmës, kur në çast humbin mendjen, në kulmimin e intimitetit
Këtë nuk duhet marrë për të keq, por është mirë të bisedohet lidhur me të.
Nuk është e nevojshme të thuhet sa e pakëndshme është për të dy partnerët, kur njëri ndër ta gjatë seksit shqipton emrin e dikujt tjetër. Mjeku Jim Pfaus shpjegon përse ndodh kështu.
“Në gjendjen e euforisë njerëzit i magjepsin gjërat, të cilat i rikujtojnë në diçka që ka ndodhur në të kaluarën. Në të vërtetë është e pashmangshme, që truri ndonjëherë gjatë seksit harliset në kujtimet e marrëdhënieve të kaluara seksuale”.
Ai thotë që kjo ndodh nën supozimin – që ai i cili shqipton emrin e gabuar, ka pasur ish-të dashurin të veçantë, për të cilin ka ndier eksitim të fuqishëm dhe afërsi gjatë seksit.
Pikërisht për këtë pothuajse gjithmonë fjala është për ish-partnerin, jo për ndonjë anëtar të familjes apo të ndonjë miku.
Njerëzit të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e tjetërkujt në momentin e përjetimit të orgazmës, kur në çast humbin mendjen, në kulmimin e intimitetit. Dr. Pfaus thotë se nuk duhet marrë për keq kjo gjë, sepse fjala është për të kaluarën, të cilën secili e ka.
Partnerët duhet të bisedojnë për këtë dhe gjithë tregimit duhet t’i japin përfundim të lumtur.