Ky është vendi ku edhe peshqit “konsumojnë” kokainë e droga të tjera
Shkencëtarët kanë mbetur të tronditur kur kanë zbuluar gjurmë të drogave të paligjshme tek karkalecat e ujërave të ëmbla në lumenjtë e fshatrave të Britanisë.
Droga të tilla si kokaina dhe ketamina janë zbuluar nga një ekip që heton 15 vende në pesë lumenj rreth Suffolk-ut për të parë se çfarë kimikatesh ndodheshin në ujë.
Autorët thanë se ‘çuditërisht’ gjetën kokainë në çdo mostër të analizuar ndërkohë që ketamina dhe prodhime të tjera farmaceutike u gjetën gjithashtu në karkaleca.
Shkencëtarët e Kolegjit Kings në bashkëpunim me Universitetin e Suffolk-ut grumbulluan mostra uji në lumenjtë përgjatë pjesës rurale të vendit.
Dr. Leon Barron nga Kolegji King shtoi:
Kjo dukuri e rregullt e drogave të paligjshme në kafshë të egra është e habitshme. Mund të presim t’i shohim këto në zonat urbane si Londra, por jo në zonat më të vogla dhe më rurale.”