Ky është vendi ku peshqit ecin në autostradë kundër rrymës

Pothuajse çdo vit, lumi Skokomish në Uashington, fillon të dalë nga shtrati si pasojë e ujërave të shumta të gjeneruara nga reshjet e shiut.

Kështu, në këto raste ujërat e lumit kalojnë nëpër autostradë dhe shërbejnë si një “rrugë” shkurt, por e rrezikshme për peshqit salmon të cilët përpiqen të arrijnë në vendet e tyre të hedhjes së vezëve.

Ky fenomen i çuditshëm ndodh çdo vit.

Në foton e mësipërme, një salmon i madh mashkull po përpiqet të kalojë  rrugën e përmbytur në luginën e ulët të Skokomish-it.

Pas tij, dhjetëra salmonë të tjera presin mundësinë e tyre në një kalim. Shumë prej këtyre peshqve arrijnë t’ia dalin për të shkuar në vendin ku do të lëshojnë vezët. Por, shumë të tjerë mbeten të bllokuar në ujërat e përmbytjeve dhe të ngordhin.

Salmonët kalojnë një pjesë të vogël të jetës së tyre të hershme në lumenj dhe pastaj shkojnë drejt detit ku jetojnë pjesën tjetër të jetës së tyre si të rritur. Kur ata janë pjekur, ata kthehen në lumenj, aty ku kanë lindur, për të lëshuar vezët.

YouTube player

SHKARKO APP