Leksione për jetëgjatësinë nga 120-vjeçari: “Thelbi është disiplina” (FOTO)
“Disiplina është gjëja më e rëndësishme në jetën e dikujt. Duhet disiplinë në zakonet e ushqimit, ushtrime dhe dëshirave seksuale. Kontrolli mbi nevojat tuaja është fitimi më i madh në jetë. Unë kam jetuar kaq gjatë për shkak se gjërat materiale nuk më bëjnë të lumtur”.
Kjo recetë për jetë gjatësinë, vjen nga një murg 120-vjeçar i Indisë. Ai pretendon të jetë njeriu më i vjetër në botë, ku dhe rrëfen për jetën e tij të shëndetshme. Ai ndan sekrete nga jetëgjatësia e tij, nisur nga yoga, ushqimi pa erëza dhe për marrëdhëniet seksuale.
Sipas detajeve në pasaportën e tij, Swami Sivananda u lind më 8 gusht të 1896. Pasi ka qenë dëshmitar i qindra ngjarje të mëdha në historinë e botës, Swami Sivananda shpreson që të jetë në librin “Guinness World Records”, kjo për të verifikuar pretendimin e tij që është personi më i vjetër.
Sivananda, i cili ka lindur në një familje shumë të varfër në Kalkuta të Indisë, jeton ende në qytetin e Varanasi. Pavarësisht moshës së tij të habitshme, ai jeton pa asnjë ndihmë mjekësore, e ku nuk heq dorë nga yoga, që e praktitkon për orë të tëra çdo ditë.
Sivananda, i cili festoi ditëlindjen e tij të 121, beson se kohët kanë ndryshuar, por ai mbetet ende i njëjti. “Unë kam lindur në varfëri dhe kurrë nuk kanë pasur kërkesa të mëdha nga jeta. Në ditët e sotme, njerëzit janë të pakënaqur, të sëmurë dhe janë bërë të pandershëm, e cila dhemb më shumë. Unë dua vetëm që njerëzit të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe paqësor”.
Përshtati: Redjon Shtylla