Leu flokët për herë të parë, reagimi i gjyshes 80-vjeçare bëhet viral në internet
Reagimi i çiltër i një gjysheje që lyente për herë të parë flokët është bërë viral në internet.
21-vjeçari, Bruno Menna Barreto, filmoi momentin kur gjyshja e tij, Alayde Menna Barreto pa për herë të parë flokët e saj të lyera në ngjyrë jeshile.
Ishte nëna e tij, Julia e cila ia leu flokët zonjës Barreto në shtëpinë e familjes së tyre në Porto Alegre, Brazil.
Bruno tha se gjyshja e tij kishte dashur gjithmonë të provonte një ngjyrë të ndryshme të flokëve, por për shkak të prindërve të rreptë dhe burrit të saj, Antonio, nuk i leu kurrë.
Por, në momentin që bashkëshorti i saj, Antonio u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare, Alayde e kuptoi se sa shpejt po kalonte koha.
Kështu që ajo vendosi të kopjonte stilin që kishte parë tek nga vajzat e reja në zonë.