Lirohen pas 30 vitesh burg për abort
Tre gra të dënuara me 30 vite burg në El Salvador me akuzën e abortit, janë liruar nga qelia. Ky 8 mars i gjeti ato pranë fëmijëve dhe familjarëve të tyre. Gjykata vendosi të enjten të zbusë dënimin e tyre duke bërë të mundur daljen nga qelia.
Alba Lorena Rodriguez përqafoi dy vajzat e saj 11 dhe 14 vjeçe, si grua e lirë pas gati një dekade.
Që prej vitit 2010, ajo ishte prapa hekurave duke vuajtur dënimin në një burg në El Salvador, pasi akuzohej se kishte kryer abort.
39-vjeçarja u lirua të enjten nga burgu, pasi gjykata supreme i uli dënimin me 30 vite.
“Falenderojmë qytetarët, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare që na kanë mbështetur dhe shpresojmë që shteti të pranojë se këtu ka shumë gra të pafajshme dhe me vullnetin e zotit një ditë të mund të fitojnë lirinë e tyre,” tha pas daljes nga burgu Rodriguez.
Po ashtu dy gra të tjera, Maria del transito Orellana dhe Cinthia Marcela Rodriguez, të dënuara me akuzën e abortit, u lanë të lira këtë të enjte, një vendim që u konsiderua nga aktivistët e të drejtave të grave si arritje.
Që kur Amerika Qëndrore ndaloi abortin në çfarëdolloj rrethane në vitin 1998, dhjetëra gra janë dënuar deri në 30 vite për krime të lidhura me abortin.
Avokatët e 3 grave të liruara, deklaruan se ato patën një emergjencë obstetrike në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzanisë së tyre.
Por shteti i El Salvador i akuzoi për vrasje. Tre gratë e liruara janë anëtare të “ Las 17”.