“Loja mbaroi”, Super Mario i vërtetë ndahet nga jeta
Mario Segale, njeriu nga i cili mori emrin heroi i lojës Super Mario ka ndërruar sot jetë në moshën 84-vjeçare.
Segale ishte një italo-amerikan i suksesshëm në biznesin e tij si zhvillues pronash në Uashington.
Në vitet 1980 ai dha me qira një depo për kompaninë japoneze Nintendo të Amerikës, ku me këtë emër vendosi të emëronte edhe yllin e lojës së tij.
Mario tha me shaka në vitin 1933:
Duke pritur për çeqet mbretërore.”
Super Mario u quajt fillimisht Jumpman derisa Nintendo vendosi që donte t’i jepte karakterit një emër të duhur.
Segale tha se ishte Minoru Arakawa ai që ishte ngarkuar me ngritjen e Nintendo of America, i cili i tha atij se heroi i video lojës mbante emrin e tij.
Sipas nekrologjisë së tij, Segale gjithnjë e ka “fshehur” famën e tij dhe ka dashur që të njihet për vepra të tjera që ka realizuar në jetën e tij.
Mario Segale la pas gruan e ti Donna, katër fëmijë dhe 9 nipër e mbesa.
Seritë e “Super Marios” janë cilësuar shpesh si video-loja më e suksesshme e të gjitha kohërave.
Aventura e fundit e hidraulikut, Super Mario Odyssey, është aktualisht loja më e shitur nga seritë e reja të Nintendo Switch dhe ka shitur më shumë se 12 milionë kopje.