“Lot krokodili”, aktorja përdor aftësitë e saj për të fshehur vrasjen e 6-vjeçares

Ish-aktorja e një programi televiziv ka përdorur aftësitë e saj në aktrim që të mbrojë fajin e partnerit të saj për vrasjen e vogëlushes 6-vjeçare.

Jennie Gray filloi të qante e të bënte si e mërzitur para policisë pas ngjarjes tragjike. Ellie Butler u rrah për vdekje nga babai i saj abuziv Ben BUtler.

Ekspertët e gjuhës së trupit kanë publikuar videon për të treguar me fakte se si Jennie gënjen gjatë dëshmisë.

Në pamje duket si aktorja mban në dorë një shami për ta ndihmuar në mashtrimin që i bën policisë.

Vogëlushja Ellie u gjet e vdekur në dyshemenë e dhomës në tetor të vitit 2013. Ajo kishte lëndime të mëdha në kokë, të cilat ishin të njëjta me ato që shkaktohen kur ndodh një përplasje me makinë.

Policia arrestoi Ben Butler në vitin 2016 dhe e dënoi me 23 vjet burg.

 

SHKARKO APP