“Magjia” mbi liqenin e ngrirë, një karusel prej akulli që tenton të thyejë rekordet botërore
Një grup entuziastësh të motit të ftohtë, kanë krijuar një rreth me diametër mbi 300 metra duke prerë akullin në sipërfaqen e ngrirë të liqenit Pappajarvi në Finlandën perëndimore. Ata shpresojnë se ky do të jetë karuseli më i madh i akullit në botë.
Shpikësi, Janne Kapylehto dhe një ekip ndihmësish të tij, kanë prerë akullin në formë rrethore, ku ata vendosën më pas motorë barkash, në mënyrë që ta bëjnë atë të rrotullohet, në një përpjekje për të thyer rekordin botëror për karuselët e akullit.
Ekipi gjithashtu brenda karuselit të madh ndërtuar dhe një më të vogël.
Karuseli i ri në Lappajarvi u porosit nga autoritetet lokale të cilët dëshironin që të rrisnin vizitorët.