Maska mbrojtëse për COVID-19 në kushte shtëpie? – Ja si i realizon ato një rrobaqepëse rumune
Ndërsa miliona njerëz në të gjithë Europën mbeten në shtëpi, disa kanë vendosur të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur luftën kundër COVID 19. Një rrobaqepëse Rumune që jeton në Belgjikë po bën maska mbrojtese për fytyrën në një përpjekje për të dihmuar sadipak krizën e krijuar nga mungesa e tyre.
Roxana Curic thotë se ato që ajo ka qepur do të përdoren nga punëtorët e kujdesit në shtëpi pleqsh dhe nga njerëzit që duhet të vazhdojnë të punojnë në publik. Pas këshillave nga profesionistë dhe ekspertë mjekësorë, Curic nuk po thotë se këto maska duhet të konsiderohen si një produkt i sigurt, por ato kanë për qëllim të shtojnë një shtresë shtesë mbështetjeje dhe rehatie.
Maska ndjekin modelin e maskave të zakonshme për fytyrën dhe janë bërë nga pambuku, por Curic ka përfshirë një shtresë prej pëlhure jo të endur e cila shpesh përdoret për të mbështjellë pemë në dimër për t’i mbrojtur ato nga lagështia.
Ajo thotë se dëshiron të kontribuojë në përpjekjet e komunitetit për të luftuar koronavirusin COVID-19: “Unë erdha në Belgjikë të jem pjesë e Belgjikës dhe të ndihmoj këtë shoqëri.” Belgjika ka qenë në një bllokim të pjesshëm që prej mesditës së Martën 17 Mars pas Francës, Spanjës dhe Italisë në Europë.
Ekspertët kanë thënë për Euronews se nëse jeni të infektuar me COVID-19, maskat mund të jenë efektive në ndalimin e përhapjes së mikrobeve. Por, përveç nëse ato janë të gradës biologjike, maskat janë më pak efektive në mbrojtjen ndaj virusit. (Euronews)
/ SCAN