Mbijetesa e pabesueshme në oqean vetëm nga xhinset
Ajo arriti të shpëtonte në ujërat e oqeanit në Zelandën e Re falë xhinseve të saj. Aventura e një turisteje gjermane e quajtur Arne Murke, është e pabesueshme.
Ajo ishte në oqean duke lundruar në bordin e një anije prej 12 metrash bashkë me vëllain e saj, Helge. Ata do të lundronin nga Zelanda e Re për në Brazil.
Vajza nga Oldenburgu përfundoi në ujë kur njëri prej litarëve të lidhur me direkun e anijes u këput.
Arne nuk kishte një jelek shpëtimi dhe ishte veshur vetëm me një T-shirt dhe xhinse. Helge u përpoq t’i hidhte asaj litarin dhe jelekun e shpëtimit, por vajza nuk qe në gjendje t’i kapte ato.
Xhinset
Sidoqoftë, për fat të mirë, Arne kujtoi një truk që kishte mësuar vite më parë, i cili lejoi që t’i transformonte pantallonat e tij në një pajisje shpëtimi për të qëndruar mbi ujë.
“Kam marrë frymë thellë. Pasi hoqa xhinset, i kam bërë nyje në fund të këmbëve dhe i kam fryrë ato. Pasi u mbushën me ajër, dolën mbi ujë. Kështu, pata një jelek shpëtimi“, tha ajo.
“Gjilpëra në kashtë”
Ndërkohë, autoritetet u alarmuan menjëherë dhe disa anije dhe avionë, duke përfshirë edhe Shërbimin e Helikopterëve të Shpëtimit të Lowe, nisën punën për të gjetur Arne. Helikopteri kaloi dy orë duke vëzhguar ujërat në zonë, para se ekipi të gjente vajzën, duke e shpëtuar atë.
“Paramendoni të jeni në mes të oqeanit për dy orë pa ndonjë ide nëse do të shpëtoheni, me dallgë 2.5 metra që e shtynë njëra-tjetrën”, tha Ian Wilmot nga shërbimi i shpëtimit. “Gjetja e vajzës në ujë ishte si gjetja e një gjilpëre në kashtë”, shtoi ai.
Wilmot i tha DW se Arne ishte “jashtëzakonisht me fat që është gjallë“, duke shtuar se kishte përfunduar në ujë pa një jelek shpëtimi.