“Mbretëria e Pijanecëve”, ky është vendi me më shumë pijedashës në botë
Britania e Madhe rezulton të jetë vendi me më shumë pijedashës në botë.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit, sipas së cilët njerëzit në Angli dehen më shumë së në çdo vend tjetër të botës.
Sipas këtij studimi, britanikët bëhen ‘tapë’ më shumë se 51 herë në vit, që do të thotë pothuajse çdo javë.
Gjithsesi, në këtë studim përfshiheshin vetëm 36 vende të botës, kështu që mund të jetë edhe ndonjë vend tjetër me shumë pijedashës, ende i pa zbuluar.
Duke ndjekur Britaninë e Madhe, në vend të dytë vinte Amerika (50), e ndjekur nga Kanadaja (49) dhe Australia (47).