Mënyra e thjeshtë dhe ideale për qetësuar nervat dhe durimin
Sistemi nervor i njeriut mundëson komunikimin e organizmit me botën e jashtme,
Ky sistem mban nën kontroll mekanizma të ndryshëm në organizëm siç janë: temperatura e brendshme, tretja, frymëmarrja e të tjerë.
Ka raste të caktuara kur nervat nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre për shkak të funksionit të dobët, traumës, përdorimit të substancave narkotike dhe mangësive në ushqyerje.
Nervat e dobët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në cilësinë e jetës.
Nëse ato janë të dobët, organizmi përballet me disa simptoma të forta siç janë: dobësimi muskular, vështirësi në frymëmarrje, mpirje, marramendje, vështirësi në përqendrim, probleme në aftësitë e të nxënit e të tjerë.
Si Të Përballeni Me Dobësimin e Nervave
Ekspertët thonë që njeriu mund të përkujdeset për shëndetin e sistemit nervor duhet të ndjekin rregullat e mëposhtme:
Shmangni situatat stresuese dhe ngopuni me gjumë,
Shmangni konsumin e kafesë dhe alkolit,
Pini sa më shumë ujë,
Shmangni duhanin,.
Sigurohuni që ilaçet që konsumoni janë të këshilluara nga mjeku.
Përpos tyre, ju mund të shfrytëzoni trajtimet e mëposhtme për të pasur nerva më të forta e funksionale.
Acidet Yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për sistemin nervor dhe e mbrojnë atë.
Ato e pajisin organizmin me acide EPA dhe DHA të cilat shfrytëzohen nga i gjithë sistemi nervor për funksionin gjithëpërfshirës në të mirë të organizmit.
Ushqimet më të pasura me acide yndyrore janë: sardelet, salmoni, farat e chias, farat e linit, arrat, spinaqi, lulelakra etj.
Ecja Këmbëzbathur
Kontakti i drejtpërdrejtë me tokën përmirëson shërimin e nervave, ul inflamacionin, ul stresin dhe nxit gjumin.
Ekspertët këshillojnë që të ecni më shumë këmbëzbathur, në rërë, bar apo në tokë për të paktën 30 minuta.
Magnezi
Ushqimet e pasura me magnez janë të rëndësishme për sistemin nervor.
Magnezi rrit prodhimin e serotoninës në trup dhe qetëson sistemin nervor.
Ushqimet më të pasura me magnez janë: bananet, bajamet, çokollata e zezë, sallata jeshile, spinaqi, arrat, farat e kungullit dhe thjerrëzat.
Çaji Jeshil
Ky çaj përmban disa substanca që nxisin çlirimin e dopaminës dhe serotoninës.
Çaji jeshil është i rëndësishëm për largimin e stresit dhe përmirësimin e humorit.
Ai përmirëson përqendrimin, vëmendjen dhe aftësinë e të menduarit.
Kamomili
Kamomili ka një efekt qetësues për trupin dhe trurin.
Ai zbut nervat dhe zgjidh problemet me pagjumësinë.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e 2-3 filxhanëve me çaj kamomili çdo ditë./AgroWeb.org