Mesuesja dhunon nxënësen 8-vjeçare se i vodhi buzëkuqin

Një mësuese e shkollës fillore në Kinë është akuzuar për rrahjen e një nxënëseje në zonën intime, vetëm se i vodhi buzëkuqin.

Viktima 8-vjeçare, mbiemri i së cilës është Zhao pësoi gjakderdhje të madhe vaginale, e cila iu zbulua nga gjyshja kur u kthye në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor.

Të afërmit e vajzës thonë se mësuesja e goditi sepse nuk pranoi se kishte vjedhur buzëkuqin, njoftojnë mediat kineze.

Shkolla dha një deklaratë zyrtare të martën (15 janar), e cila është në kundërshtim me pretendimet e të afërmve. Ata thonë se vogëlushja u sulmua nga dy djem të moshës gjashtë dhe shtatë vjeç. Pas një sherri, ata e hodhën 8-vjeçaren në tokë dhe e shkelmuan në zona intime, derisa i shkaktuan gjakderdhje.

Sipas raportit mjekësor, Zhao u trajtua për lëndime të murit vaginal në spitalin e fëmijëve në Shaanxi. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Rasti ka tronditur Kinën dhe janë hapur organizata kundër dhunës së fëmijëve.

SHKARKO APP