Mjeku i njohur: Alternativat që mund të shpëtojnë jetën e duhanpirësve
Strategjia për të reduktuar dëmin duke përdorur produkte pa tym mund të ndihmojë për të shpëtuar jetën e duhanpirësve.
Pirja e duhanit është një problem social i rëndësishëm, dhe sëmundshmëria e vdekshmëria e lidhur me duhanin është një barrë e madhe për çdo sistem shëndetësor, deklaroi Drejtori Mjekësor i Qendrës së Kancerit të Kosta Rikës, Dr. Efrain Cambronero Moraga gjatë eventit ndërkombëtar mbi zvogëlimin e dëmit të duhanit. Në event ai përsëriti se incidenca më e lartë e pirjes së duhanit është në vendet e Europës Lindore dhe Azinë Jugore dhe përshkroi alternativën më efektive për parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të lidhura me duhanin – ndërprerjen e pirjes së duhanit.
“Qasja për reduktimin e dëmit të duhanit ka potencialin të ndihmojë dhe të jetë e dobishme për shëndetin publik si pjesë e një plani gjithëpërfshirës kundër përdorimit të duhanit. Sipas këtij plani, produktet alternative pa tym që synojnë reduktimin e riskut që vendosen në treg duhet të rregullohen dhe mbikëqyren. Reduktimi i dëmit nuk është një koncept i ri. Ai është aplikuar që nga fillimi i shekullit XX në programet e varësisë nga droga ”.
Dr. Cambronero thekson se të gjitha format e duhanit janë të dëmshme dhe të rrezikshme. “Nikotina është një nga substancat që krijon varësi dhe duhanpirësit bëjnë përpjekje të shumta për të lënë duhanin në jetën e tyre, midis 6 dhe 30 përpjekje. Kjo është arsyeja pse niveli i dështimit është kaq i lartë dhe nuk ka shkop magjik për të ndaluar pirjen e duhanit brenda natës. ” Specialistët e shëndetit duhet të bëjnë gjithçka kanë mundësi për të parandaluar fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit jo-duhanpirës që të fillojnë pirjen e duhanit dhe për të ndihmuar duhanpirësit aktualë të lënë duhanin, shtoi specialisti.
“Disa produkte që përmbajnë duhan ose vetëm nikotinë nuk janë studiuar aq kohë sa të pretendojnë se janë plotësisht të sigurta. Në këtë pikë u provua ekspozimi i reduktuar ndaj më pak substancave toksike dhe kancerogjene për disa produkte të tilla si cigare elektronike dhe pajisje elektronike që ngrohin duhanin, pa djegie, siç është IQOS. ”, shtoi onkologu.
Programet e reduktimit të dëmit të duhanit mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së duhanpirësve, tha Dr. Cambronero dhe shtoi se shpresojmë që teknologjia e reduktimit të dëmit të ndikojë në incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndërlikimet e shtatzënisë.