Modelja e njohur shqiptare, Vesa Vllasaliu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish të dashurit të saj, futbollistit Mërgim Berisha

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” modelja ka shkruar se në 3 vite lidhje, 2 vite fejesë dhe jetesë prej 1 vite e gjysmë sulmuesi Berisha e ka nxjerrë nga shtëpia dy muaj para dasmës.

Gjithashtu Vllasaliu me anë të një komenti ka deklaruar se 24-vjeçari vinte në orën 4 të mëngjesit i alkoolizuar

3 javë pasi mbaroi lidhja jonë, njerëzit e panë atë me dikë të ri dhe tani ai është hapur në rrjetet sociale.

“Nuk mund të lihet vetëm një grua në shtëpi deri në 4 të mëngjesit. Paç fat me alkoolin.”, shkroi Vllasaliu.

Mërgim Berisha është sulmues i Fenerbahçes dhe me fanellën e gjigantëve turq këtë sezon në kampionat është aktivizuar në një sfidë duke shënuar dhe një gol

SHKARKO APP