Mos i ripërdorni shishet e ujit. Ja sa të rrezikshëm janë
Sipas studiuesve, përthyerjet e vogla që krijohen në shishet plastike, janë një terren ku mund të ushqehen dhe rriten një gamë e gjerë mikrobesh të rrezikshme, si norovirus.
Sa më shpesh e lajmë dhe e përdorim shishen aq më të larta janë shanset që ato të shumohen dhe ne të rrezikohemi.
Një studimi i bërë në Amerikë, ka testuar se ujin e një shisheje që ishte ripërdorur për një jave, duke marrë kampione nga pjesa e grykës.
Dr.Richard Wallace, nga University of Texas Health Center, pas analizave, i tha gazetarëve se uji kishte aq shumë baktere sa njerëzit mund të sëmureshin më shumë se një helmim nga ushqimi, sepse mund të shkaktonin të vjella dhe diare.
Sërish rreziku është prezent. Larja me detergjent heq vetëm një pjesë të baktereve, sepse shishet janë të vështira për tu pastruar në çdo cep dhe mikrobet mund te rikrijohen sërish, por gjatë larjes sidomos në temperatura të larta, vjen dhe një rrezik i dytë, ai i shkëputjes së kimikateve nga plastika dhe shpërndarja e tyre në ujë.