Moti i keq në Zelandën e Re nxjerr në breg skeletin e një kafshe misterioze
Në rrjetin social Facebook është lëshuar një apel nga gazetari Chris Lynch: “Kush mund të më ndihmojë të identifikoj këtë krijesë?”
Kërkesa e pazakontë u shoqërua me foto të ndryshme që tregojnë një kafshë, apo më saktë një krijesë të papërcaktuar dhe me pamje të dyshimtë, e cila ka dalë në plazhin e Canterbury, në Zelandën e Re.
Krijesa doli në dritë pas kohës së keqe që goditi vendin.
Skeleti i gjetur ka dy këmbë, dy elementë të ngjashëm me krahët dhe një bisht.