Mund të jetoni të qetë gjatë gjithë jetës suaj, ky është vendi më i sigurt në botë

Çdo vit, një kompani australiane shqyrton një sërë të dhënash për të përcaktuar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.

Faktorët që marrin pjesë në mbledhjen e të dhënave përfshijnë shkallën e krimit, sulmet terroriste, normat e vrasjeve, shkëmbimin e armëve, normat e burgimit, korrupsionin dhe funksionimin e qeverisë.

Ndërsa, këtë vit revista, Global Finance ka renditur listën e saj me vendet më të sigurta të botës. Edhe këtë vit, ashtu si në 2018, në krye të listës është Islanda, për të 12 vit radhazi.

Kombi i vogël nordik prej 340,000 banorësh ka një normë po të vogël krimi me vetëm 1.8 vrasje për 100,000 njerëz në vit.

Një arsye tjetër është se Islanda nuk ka ushtri; qiejt e saj monitorohen nga një numër ushtarakësh që ndërrojnë vend me rotacion çdo vit.

Kjo, në tërësi, i bën shanset e luftës shumë të ulëta. Policia islandeze është gjithashtu e paarmatosur dhe sapo ka nisur të mbajë armë vetëm në makinat e patrullës.

Një faktor tjetër që mund të supozohet se luan një rol të madh në sigurinë e vendit është mungesa e një sistemi të klasave, duke krijuar një ndjenjë më të madhe të barazisë dhe qetësisë në mesin e popullatës. Shumica e islandezëve e konsiderojnë veten klasë të mesme.

Në renditje, Islanda ndiqet nga Zvicra dhe Finlanda që mbajnë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.

 

SHKARKO APP