Murgesha më e vjetër në botë vdes në moshën 110-vjeçare
Një grua që besohet të jetë murgesha më e vjetër në botë, e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenjë nga nazistët, ka vdekur në moshën 110-vjeçare. Motra Cecylia Roszak vdiq të premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, ku ka qenë banore për gati 90 vjet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve lokalë në kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me Motrat e tjera. Së bashku me murgeshat e tjera, fshehu dy fëmijë hebrenjë, prindërit e të cilëve u vranë gjatë Holokaustit. Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra çifutë që të shpëtonin nga nazistët. Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin “Righteous Among the Nations” për përpjekjet e saj gjatë luftës , një titull i përdorur nga Izraeli për ata që rrezikuan jetën e tyre gjatë Holokaustit për të shpëtuar hebrenjtë. Një zëdhënës i manastirit tha për mediat lokale se pavarësisht moshës së saj dhe operacioneve të hundë dhe gju, Motra Cecylia ishte plot me gjallëri, freski dhe kishte një sens të madh humori.