Ndalohet peshkimi për të shpëtuar peshqit
Bangladeshi ka ndaluar peshkimin në bregdetin e tij për 65 ditë për të rritur rezervat e pakta të peshkut.
Qeveria tha për BBC se të gjitha llojet e anijeve të peshkimit do ndalohen dhe rojet bregdetare do vënë në zbatim urdhrin nga e hëna.
Mijëra peshkatarë kanë planifikuar protesta, duke argumentuar se do të mbeten pa burim të ardhurash.
Ndalimi, që do zgjasë nga 20 maji deri në 23 korrik, është periudha kur ndodh mbarështimi i peshqve.
“Këto burime do zhduken nëse nuk i përdorim në mënyrë efikase,”-tha Ashraf Ali Khan Khasru nga Dhaka Tribune.
Qeveria shtoi se rojet bregdetare dhe marina do të zbatojnë ndalimin në Gjirin e Bengalit.
Ka pasur ndalesa afatshkurtra për peshkimin në të kaluarën, por kjo është hera e parë që të gjitha anijet e peshkimit, duke përfshirë peshkatarët lokalë, janë ndaluar për një periudhë të gjatë.