Ndërron jetë krijuesi i “copy-paste”

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare personi i cili shpiku në tastierën e kompjuterit opsionin “Copy-paste”. 74-vjeçari Larry Tesler solli këtë ide inovative përmes së cilët përdorimi i kompjuterave është më i thjeshtë.

Tesler kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në kompaninë amerikane Xerox” , kompani e cila i ka kushtuar një tribut shpikësit të ‘copy-paste’.

“Krijuesi i copy-paste dhe ‘prerjes’ (cut), ishte Xerox Larry Tesler. Dita juaj në punë është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare”, -shkruhej në njoftimin e kompanisë në një postim në Twitter.

Gjatë karrierës së tij 74-vjeçari i ndjerë ka punuar edhe në kompani të tjera si Apple. Ai lindi në New York në vitin 1945 dhe studioi në Universitetin e Stanford të Kalifornisë.

SHKARKO APP