Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare njeriu i “meme”-ve
Komediani spanjoll Juan Joya Borja, e qeshura infektive e të cilit i solli famë globale, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
I njohur më shumë me pseudonimin e tij El Risitas, që do të thotë Giggles, aktori i humorit u bë i njohur në internet si “djali i qeshur spanjoll”.
Pas paraqitjeve në televizionin kombëtar, Borja u bë viral në 2014 kur njerëzit filluan të dublonin titra mbi të duke qeshur dhe duke rrëfyer një histori.
Mediat lokale raportojnë se ai vdiq të mërkurën në spital.
Borja ushtrua në spital vitin e kaluar. Në mars ai falënderoi fansat për organizimin e një fushate për mbledhjen e fondeve për t’i blerë atij një skuter me lëvizje elektrike pasi një nga këmbët e tij u amputua.
Aktori i humorit e gjeti për herë të parë famën rreth 20 vjet më parë pasi u shfaq në shfaqjet televizive të prezantuara nga Jesús Quintero.
Klipi i famshëm i tij erdhi kur ai u intervistua nga drejtuesi në lidhje me përvojën e tij fatkeqe, duke punuar si ndihmës kuzhine.
Aktori ka qëndruar në hije kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, që çuan në prerjen e njërës prej këmbëve të tij.