Ndërron jetë peshku i artë më i vjetër në botë
Peshku i artë më i vjetër ka ngordhur në moshën 44 vjeçare.
Keith Allies e fitoi George në një panair në vitin 1974 së bashku me një peshk tjetër me emrin Fred.
75-vjeçari ia dhuroi në atë kohë të dashurës së tij, Mary.
Çifti u martua 5 vite më vonë dhe e kanë mbajtur peshkun e artë që nga ajo kohë.
Tani Keith dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare nga Worcester, Britani janë të shkatërruar nga vdekja e George.
“Ai ishte pjesë e familjes. George u sëmur një muaj më parë dhe ngordhi të mërkurën,”-tha Mary.