“Ndihesha si Shkreku”, si përfundoi 34-vjeçarja në vaskë me ujë të zi

Një punonjëse kazinoje u trondit kur pa veten të lyer me të zezë sikur kishte hyrë në një mocal. Nicky Kinge bleu një produkt për të krijuar flluska në vaskë, por rezultati doli i kundërt me atë që priste.

Pas disa sekonda pasi hyri në dush, Nicky kuptoi se kishte ngatërruar produkt. Pavarësisht se qëndroi vetëm tre minuta në vaskë, 34-vjecarja shpresonte që ta hiqte ngjyrën e zezë dhe të kishte lëkurë të butë.

“Ndihesha pak si Shreku, ishte qesharake. Ndihesha aq e zezë sa u ndjeva e pistë dhe u frikësova shumë”, tha Nicky për TheSun.

Megjithatë, e pastroi tërësisht produktin dhe nuk pati probleme me lëkurën.

SHKARKO APP