Në dhjetor dozat e para të një vaksine antiCovid-19

Presidenti i qendrës së njohur kërkimore italiane, IRBM në Pomezia, Piero Di Lorenzo, i cili bashkëpunon me Universitetin e Oksfordit për krijimin e një vaksine antiCovid-19 për kompaninë shumëkombëshe ”AstraZeneca”, konfirmon disponueshmërinë e dozave të para deri në dhjetor, e njoftuar ditët e fundit edhe nga kryeministri italian, Giuseppe Conte.

”Nëse nuk lindin probleme të papritura, atëherë është e arsyeshme të mendosh se faza e provës klinike mund të përfundojë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, theksoi Di Lorenzo për ”Financial Lounge”.

“Pas fazës së tretë, i takon Agjencisë Europiane të Barnave për vërtetim të mundshëm, që normalisht zgjat deri në 12 muaj. Por, këto nuk janë kohë normale”, shpjegon ai.

”Vlerësimet e kryera nuk kanë çuar në ndonjë shqetësim në lidhje me vazhdimin e studimit për provën e vaksinës”, tha nga ana e saj shumëkombëshja ”AstraZeneca”, në lidhje me një lajm, i cili rezultoi më pas një fake news, për vdekjen e një vullnetari të përfshirë në një eksperiment.

Ai ishte regjistruar për programin e provës, por ende nuk e kishte marrë dozën./

SHKARKO APP