Në supermarket me rrobat e gabuara, gruaja bëhet gazi i internetit

Fotografia e një gruaje që duket sikur ka dalë lakuriq në një superparket po bën xhiron e internetit.

Fotografia e gruas që po bënte pazarin ka tërhequr vëmendjen për të gjitha arsyet e gabuara dhe me shumë mundësi, pasi ka parë veten nëpër rrjetet sociale, edhe ajo do jetë penduar për zgjedhjet që kishte bërë.

Fotografia, që tregon një grua me shpinë duke qëndruar në rreshtin e një supermarketi, duket normale nëse e sheh nga mesi e lart.

Por, sapo të shikoni më poshtë, duket sikur ajo ka shkuar në dyqan pa pantallona dhe as mbathje.

Pastaj, kur sytë tuaj të arrijnë tek këmbët, do e kuptoni që gruan në foto nuk e kanë lënë mendtë dhe nuk e ka ekspozuar veten në një vend publik.

Thjesht, iluzioni optik i krijuar nga ngjyra e streçeve të saj të bën të mendosh se ka dalë rrugëve pa veshur gjë fare. Imazhi i marrë në SHBA, mendohet të jetë disi i vjetër, dhe ka bërë disa raunde të internetit.

Por pasi u postua në Facebook nga Reannon Allison u rikthye edhe një herë në qendër të vëmendjes.

SHKARKO APP