Nëna thyen rekordin, sjell në jetë vogëlushin që peshon plot 6 kg

Një nënë nga Amerika ka sjellë në jetë një fëmijë që peshon rreth 6 kg. Djali i Jennifer Medlock është fëmija më madh që është lindur ndonjë herë në Spitalin ku ajo bëri edhe lindjen në Teksas.

Jennifer dhe bashkëshorti, Eric Medlock e pritën vogëlushin, Ali më 12 dhjetor dhe prisnin që ai të peshonte rreth 4 kilogramë, ashtu si vajza e tyre dy vjeçare ishte kur erdhi në jetë.

Por bashkëshortët, të cilët të dy punojnë si mësues muzike, u tronditën kur mjekët u thanë se sa i madh ishte në fakt Aliu.

Jennifer tha për USA Today:

Nuk e prisnin që të ishte 6 kilogramë. Askush nuk e bëri. Askush nuk e mendonte që do të ishte aq.”
Jennifer e solli në jetë vogëlushin me peshë rekord me anë të një ndërhyrjeje cezariane. Në të njëjtën mënyrë ajo kishte sjellë në jetë edhe vajzën e saj, Annabelle.

Në fillim Aliu i vogël erdhi me probleme të shkaktuara nga pesha e tij tej normales, por më pas shëndeti i tij u përmirësua.

 

SHKARKO APP