Nëse e keni me nxitim: 9 modele flokësh për ju!

1 – Bishtaleca
I kemi parë në posterat e Lizzie McGuire dhe Spice Girls, por ky model ësht ringjallur nga disa prej stilistëve më të talentuar, duke e risjellë modelin dhe njëherë në vëmendje.

2 – Dy gërsheta në filim të flokëve
Flokë që duken (ose janë vërtet) të pakrehur dhe 1-2 gërsheta të hollë në fillim të fytyrës. Një ide e mirë është dhe kombinimi me një headband të thjeshtë, si në foto.

3 – Topuzi “balerina”
Të ngritura lart dhe të kapura mirë, në mënyrë të rregullt ose jo. Një ide tjetër është kombinimi i këtij modeli me gërsheta. Shtimi i karficave, mund ta bëjë pamjen dhe më chic.

Swiss Digital Desktop Reklama

4 – Karficat për fëmijë
Nxirrni fëmijën brenda vetes me disa karfica të vogla, me fruta ose edhe të thjeshta.

Swiss Digital Mobile Reklama

5 – Kapëset e mëdha
Ky është modeli që prindërit tanë, ose dhe vetë ne, e kemi bërë shumë më herët se të ishte në modë. Duke lënë pak baluke para, kapni lirshëm flokët dhe zgjidhni një palë vëthë rrumbullakë të mëdhenj.

6 – Gjysmë të kapura


7 – Ondet Sirenë
Si t’i bëni? E thjeshtë! Mbani një gërshetë gjatë gjithë natës, ose krijoni ondet me mashë dhe më pas krihini me krehër të thjeshtë për të ulur volumin.

8 – Flokët bisht
Një bishti i thjeshtë, i kombinuar me onde, gërsheta apo aksesorë flokësh, për t’u dukur sikur i keni kushtuar vërtet rëndësi flokëve tuaj.

9 – Gërsheta
Të thjeshtë si në foto, ose diçka më të komplikuar nëse nuk përtoni të ndiqni ca tutorials në YouTube.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?