Ngordh ariu polar, 25 vitet e fundit i kaloi në një vend të nxehtë

Ariu polar Yupik, ngordhi pasi 25 vitet e fundit të jetës i kaloi në të nxehtë në kopshtin zoologjik ‘Benito Juarez’, në qytetin meksikan të Morelia.

Ishte kopshti zoologjik ai që komunikoi se ariu u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, ndoshta për shkak të problemeve  kardiake.

Përkeqësimi i shëndetit të Yupik, erdhi për shkak të rritjes së temperaturave, ku mesatarja shkoi në 21 gradë, shumë herë më e lartë nga ekstremi në Pole.

Në komunikatën e shpërndarë për ngordhjen e tij, u tha se Yupik ndërroi jetë për shkak të “sëmundjeve natyrale dhe sepse ishte një kafshë shumë e madhe në moshë dhe se ka jetuar më gjatë se mesatarja e kësaj specie, e cila shkon nga 15-18 vjet jetë”.

Ariu mbërriti në Meksikë nga Alaska në vitin 1992, teksa i kishin vrarë të ëmën.

 

SHKARKO APP