Ngordh breshka e rrallë në moshën 90-vjeçare

Një nga breshkat më të rralla në botë ka ngordhur në Kinë, duke lënë pas vetëm tre të llojit të saj.

I njohur si “Rafetus swinhoei”, breshka femër ngordhi në kopshtin zoologjik në Suzhou në jug të Kinës.

Ekspertët u përpoqën të pllenojnë artificialisht krijesën, e cila ishte mbi 90 vjeç, pak orë para se të vdiste. Ata thanë se nuk kishte komplikime gjatë operacionit, por u përkeqësua të nesërmen. Ende po hetohet për shkakun e ngordhjes së breshkës.

Speciet janë të rrezikuara në mënyrë kritike për shkak të gjuetisë, mbipopullimit dhe shkatërrimit të habitatit të tij.

Një breshkë mashkull vazhdon të jetojë në kopshtin zoologjik në Kinë, ndërsa dy të tjera jetojnë në Vietnam.

SHKARKO APP