Ngrohja globale po kërcënon jetën e mijëra gjallesave

Një nga problemet më madhore me të cilat po përballet njerëzimi vitet e fundit janë ndryshimet klimatike dhe grohja globale.

Ndryshimet klimatike janë kthyer në kërcënim serioz për jetët milionave gjallesave në të gjithë rruzullin tokësor.

Së fundmi faqja në Instagram ‘’earthfocus’’ ka publikuar disa foto që tregojnë se çfarë po ndodh në Antarktidë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kjo faqe shkruan se ndryshimi i klimës po ngroh Antarktidën. Kafshët që janë fotografuar tashmë jetojnë në një mjedis ekstrem.

Kafshët janë duke u përpjekur të mbijetojnë. Ajo çka ka shkaktuar dora e njeriut po u shkatërron jetën këtyre gjallesave.

Kjo faqe ka postuar edhe disa foto, ku dallohen disa pinguinë që kanë humbur jetën për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë ndryshimet klimatike janë kthyer në problem edhe për shumë fermerë, pasi të mbjellat e tyre janë shkatërruar vetëm prej ngrohjes klimatike.

SHKARKO APP