Një ditë pushimi në javë ul stresin dhe përmirëson shëndetin mendor
Pushimi i qëllimshëm nuk është luks, por nevojë. Një studim i Journal of Behavioral Medicine tregon se një ditë relaksi ndihmon në uljen e stresit, stabilizimin e tensionit të gjakut dhe forcimin e shëndetit mendor.
Një “lazy day” çdo javë është si një buton “reset”: të qetëson, të mbush me energji dhe të përgatit për ditët që vijnë.
Në një botë që feston vetëm nxitimin dhe punën pa fund, harrojmë se edhe pushimi është produktiv. Ai rrit fokusin, zgjon krijimtarinë dhe të jep qëndrueshmëri.
Lazy day mund të jetë një mëngjes i gjatë në shtrat, një pjatë e ngrohtë ushqimi, një film i preferuar apo thjesht të mos bësh asgjë. Nuk është kohë e humbur – është koha jote për t’u ringarkuar.
KOHA JONË SONDAZH

