Një italiane së cilës ia kanë zili femrat e të gjitha moshave

Fustane, funde, bluza, pantallona të shkurtra – nuk e dini se çfarë është më interesante për këtë italiane me stil

Nëse ju themi se Silvia Berri është në biznesin e modës që nga viti 1992, është e qartë se nuk keni nevojë të pyesni për moshën e kësaj dame.

Është fakt që tashmë me decenie kultivon shijen e saj të modës, ndërsa tani shkëlqen në profilin e Instagramit të saj

Swiss Digital Desktop Reklama


Ka diplomuar të drejtën ndërkombëtare në Milano, por tashmë është një kohë shumë të gjatë në gazetari dhe marketing.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është nënë e dy djemve të rritur, binjakë, ka një pasion të fuqishëm ndaj udhëtimeve dhe vazhdimisht gjurmon për marka të reja mode.

Thotë që moda e intereson që nga fëmijëria, ndërsa gjithmonë e ka dashur ‘shopping’-un dhe që rregullisht mezi pret të tregojë veshjen më të re të cilën e ka blerë.

Nuk është për t’u habitur që në Instagram e ndjekin më shumë se 330 mijë njerëz.

Gjithmonë është e gatshme që t’u ndihmojë me këshilla, u përgjigjet pyetjeve të tyre lidhur me modën, stilin e jetesës, por edhe për shëndetin ose të paktën t’i mbështesni kur i drejtohen asaj në momentet e vetmisë.

Sot ajo është ambasadorja e një marke prestigjioze bizhuterish, promovon një markë kozmetike, editoi linjën e saj të parfumeve dhe në çdo gjë që vesh, në çdo kombinim të saj të modës, ndjen shpirtin e patejkalueshëm italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?