Një meteor në qiellin e Los Anxhelesit? Thjesht një… reklamë!
Një top i zjarrtë përshkoi qiellin e Los Anxhelesit dhe ngjalli kureshtjen dhe frikën e banorëve, çka detyroi policinë për të bërë thirrje për qetësi.
Meteori nuk ishte gjë tjetër veçse një fushatë publicitare.
Në Hollivud, tempulli i kinemasë dhe filmave fantastiko-shkencorë, shumë banorë u përpoqën të regjistronin fenomenin e shndritshmë në smartfonët e tyre për ta shpërndarë më pas në rrjetet sociale.
‘’A po e sheh dikush meteorin në këtë momente në hapësirën e LA?”, shkruhej në një postim në Twitter.
”E pabesueshme. Është iluzioni më ’cool’ që kam parë ndonjëherë”, shkruante dikush tjetër.
‘Të krijonte përshtypjen e një meteori, por ishte shumë afër me Tokën’’, shkruante një tjetër më dyshuese, Kasey Clark.
Zhurma në rrjetet sociale detyroi policinë e Los Anxhelesit për të bërë thirrje për të ruajtur qetësinë.
”Asnjë meteor nuk ka rënë në qendër të qytetit të Los Anxhelesit dhe për më tepër nuk është një pushtim jashtëtokësor… ishte thjesht një xhirim. Ndodhemi në Hollivud në fund të fundit”, tha ajo.
Fenomeni shoqëruar me drita ishte në fakt një reklamë për pijet energjike.
Marka kishte pajisur parashutistë me drita LED dhe pajisje piroteknike për një hedhje të lirë nga një helikopter që fluturonte nga 1 200 metra lartësi.