Një mollë në ditë mban doktorin larg! Ja 6 arsye pse duhet ta hani
Besoj ju e njihni frazën e famshme “Një mollë në ditë mban doktorin larg!”
Por a është ky një fakt apo thjesht një mit?
Nëpërmjet këtij artikulli do ju zbulojmë më tej disa benefite shëndetësore që ky frut ofron sipas ‘Healthline’:
1- Ka vlera ushqyese
Molla është pasur me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Si psh vitamina C. Ajo mbron ndaj sëmundjeve.
2-Mbron shëndetin e zemrës
Molla përmban fibra të cilat ulin presionin e gjakut si dhe nivelin e kolesterolit.
3-Përmban elementë që luftojnë kancerin
41 studime vërtetuan se konsumimi i mollës ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive. Megjithatë nevojiten studime të mëtejshme për të parë efektet kundra kancerit si dhe për të përcaktuar nëse ka faktorë të tjerë të lidhur me këtë.
4- Suporton uljen e kileve tepërta
Molla jep ndjesin e ngopjes duke ju ndaluar së ngrëni ushqime të tjera e duke sjellë kështu humbje në peshë.
5-Përmirëson shëndetin e kockave
Konsumimi i këtij fruti rrit sasinë e mineraleve të nevojshme në kocka duke rritur densitetin e tyre e duke i bërë më të forta.
6-Redukton rrezikun e diabetit
Sipas një studimi një mollë në ditë ul rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit të dytë me rreth 28%.