Një në dhjetë persona “kanë parë vdekjen me sy”, ja pse ndodh
Një në dhjetë persona pretendojnë se kanë përjetuar përvoja “pranë vdekjes”.
Ky është përfundimi i një hulumtimi të realizuar së fundmi, ku morrën pjesë më shumë se një mijë persona.
106 pohuan se kishin “parë vdekjen me sy” gjatë një aksidenti automobilistik, sulmi në zemër apo edhe gjatë lutjeve.
Shumë prej tyre e kanë përshkruar këtë ndjenjë si paralizë apo sikur “shpirat a tyre të ishin përthithur”.
Një burrë, i cili pothuajse u mbyt si fëmijë, pa të afërmit e tij të vdekur në portën e një tuneli të errët, pasi valët e mëdha e tërhoqën atë nga bregu.
Hulumtuesit e Universitetit të Kopenhagës i lidhën këto eksperienca me ndërhyrje gjatë lëvizjes së shpejtë të syve në fazën REM të gjumit, që është kur ëndrrat përgjithësisht ndodhin.
Të dyja këto mund të lidhen me shqetësimet në nerva, në zemrër dhe mushkëritë tona.
Përvojat pranë vdekjes janë përvoja të ndërgjegjshme perceptuese që ndodhin kur një person është afër vdekjes ose në situata të një kërcënimi fizik apo emocional të afërt.