Një palë syze dielli të John Lennon shiten në ankand për 165 mijë euro
Një palë syze të John Lennon janë shitur në ankand nga shtëpia Sotheby’s për 137.500 stërlinash (rreth 165mije euro).
Shitja, e raportuar sot nga Indipendent, është bërë të premten e shkuar në Londër. Emri i blerësit nuk bëhet i ditur, por shitësi ka qenë ish shoferi i Beatles, Alan Herring, që në një letër bashkangjitur syzeve shpjegon si ka mundur të ketë në posedim syzet.
Lennon, shkruan Herring, i kishte lënë syzet e tij në sediljen e pasme të makinës të Ringo Starr në verën e 1968.
“Unë mora John me Ringo dhe George me Mercedesin e Ringo dhe i çova djemtë në zyrë”, thuhet në letër.
’Kur John zbriti nga makina dallova që kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe një xham dhe një bisht i kishin rënë vazhdon Herring. I kërkova John nëse donte mund t’ia çoja për t’ i rregulluar syzet, ndërsa ai u përgjigj: Mos u shqetëso, janë vetëm për pamjen!