Një sorrë që ngjan sikur të ishte gorillë, kjo është videoja që po “çmend” rrjetin

Videoja e një sorre që duket sikur ka trupin e një gorille i ka çoroditur njerëzit e internetit të cilët nuk po dinin si ta shpjegonin atë që po shihnin.

Pamjet,e  filmuara në Nagoya, Japori, tregojnë një sorrë aspak të zakontë ndërkohë që lëviz kokën ndërsa përpiqet të drejtpeshohet.

Zogu në video është pozicionuar në një lloj mënyrë që ngjan sikur ka 4 gjymtyrë dhe ngjan jo pak me trupin e një gorille.

Videoja u shpërnda në Twitter nga përdoruesi Keitaro Simpson dhe më pas ajo u bë virale duke marrë më shumë se 9 milionë shikime.

Por, tashmë gjithçka është shpjeguar nga një kërkuese e cila shpjegoi sjelljen e sorrës.

Sipas Kaeli Swift se sorra në video ka një madhësi të konsiderueshme dhe kjo shpjegon edhe përmasat e kokës.

Sipas saj, zogu po sillej normalisht, por thjesht këndi nga i cili është filmuar, ndërsa ndërrnote pozicion, e ka bërë të duket si një gorillë.

Dr. Swift shkroi:

Ai thjesht po merr reze dielli. Kur zogjtë marrin rreze ata i lëshojnë krahët dhe ngrënë bishtin.”

 

SHKARKO APP