“Njerëzimi është dy minuta larg apokalipsit”

Shkencëtarët kanë njoftuar se Ora e Apokalipsit do të vazhdojë të qëndrojë dy minuta para mesnate, për të dytin vit radhazi.

Numërimi mbrapsht ka nisur që në vitin 1947 nga Buletini i Shkencëtarëve Atomike, ndërsa në atë kohë, ora shërbente si një metaforë për apokalipsin global.

Vitin e kaluar, ora lëvizi sërish me 30 sekonda në Janar. Që prej atëherë, ora ka mbetur dy minuta para mesnate. Hera e fundit që akrepat e apokalipsit qëndronin dy minuta para mesnate ishte viti 1953.

E krijuar fillimisht për të paralajmëruar rreth rreziqeve nukleare, ora simbolike shihet tashmë si paralajmëruese për faktorë si ndryshimet klimaterike dhe avancimi i inteligjencës artificiale.

Duke i konsideruar problemet e sotme si ndotja, ngrohja globale, rreziku i një lufte bërthamore dhe lufta informative si anomalitë e reja që ndodhin në tokë, Buletini i Shkencëtarëve Atomike shprehet se ora shpreh aktualisht gjendjen e zhvillimeve nukleare dhe atyre klimaterike.

Vitin që lamë pas, akrepat e Orës së Apokalipsit shkuan nga dy minuta e gjysmë para mesnate, në dy minuta, duke shkuar kështu më afër se kurrë orës së apokalipsit.

Akrepat iu afruan kohës së apokalipsit pas shqetësimeve për një luftë të mundshme bërthamore mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut pas ardhjes së Trump-it në pushtet. 

SHKARKO APP