Njerëzit po paguajnë për të shkuar në qeli, e veçanta e burgut që e duan të gjithë

Në Korenë e Jugut qytetarët kanë krijuar një “burg artificial” për t’u çliruar nga stresi.

Rregullat janë precize: pa telefon, pa orë dore, pa marrëdhënie me të tjerët. Komunikimi është i ndaluar.

Të vetë-burgosurit shprehen se ky lloj burgu u jep ndjesinë e lirisë që u mungon jashtë tij!

Duke paguar 90 dollarë, çdo personi i mundësohet të kalojë 24 orë brenda qelisë së burgut sipas rregullave të përcaktuara.

Sipas të dhënave zyrtare, në 2017-ën koreano-Jugorët kanë punuar mesatarisht 2.024 orë, duke zënë vendin e tretë në nivel global pas Meksikës dhe Kosta Rikës.

SHKARKO APP