Njihuni me avionin më të madh në botë nuk u ngrit kurrë në qiell

Diku në periferitë e Kievit, në një ndërtesë industriale fshihet avioni më i madh në botë. Një vepër e papërfunduar e aviacionit sovjetik, Antonov An-225 ka përmasat e një ndërtese shumëkatëshe.

Inxhinierët sovjetikë e ideuan në fund të Luftës së Ftohtë, si një mjet që do t’i ndihmonte të fitonin garën për pushtimin e qiejve dhe hapësirës. Ai nisi të ndërtohej por nuk përfundoi kurrë.

Që atëherë, kompania me bazë në Kiev ka ndërtuar vetëm një avion të ngjashëm. Avioni tjetër An-225 ka marrë emrin Mriya (ëndërr nga gjuha ukrainase) dhe e ka realizuar fluturimin eparë në vitin 1998. Por ndërsa Mriya thyen rekorde në qiej, “binjaku” i tij mbetet ende një mozaik i paplotësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fati i “binjakut” sekret të Mriya-s mbetet një rrëfim interesant për ambiciet e mëdha dhe frustrimet edhe më të mëdha që lindën në historinë e trazuar të Ukrainës moderne pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, historia nuk mbaron këtu. Antonov mbetet optimist se një ditë do ta ngrejë në qiell Antonovin An-225.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?