Njihuni me çiftin që po mbledhin kanoçe për të mbuluar shpenzimet e dasmës
Leonie Starr dhe Matthew Porter janë një çift nga Australia të cilët po mbledhin kanoçe dhe shishe plastike për të mbuluar shpenzimet e dasmës së tyre të ardhshme.
Leonie dhe Matthew i kanë vënë qëllim vetes që të mbledhin kanoçe derisa të kenë shumën që do u lejojë atyre të realizojë dasmën e ëndrrave.
Qëkur u lindi ideja që të riciklonin për të mbledhur paratë, dyshja e kaloi çdo ditë duke mbledhur kanoçe dhe shishe.
Deri më tani, çifti ka mbledhur rreth 51, 455 kanoçe nga autostrada dhe rrugët kryesore të vendit.
Duke shpresuar se do të mund të martohen në një ishull privat, qëllimi i tyre është qëtë riciklojnë një total prej 810,000 shishesh dhe kanoçesh, të cilat do t’i lanë ata me 81,000 dollarë për t’i shpenzuar në ditën e madhe.