Njihuni me tri trendet e bukurisë së femrave që nuk dalin kurrë nga stili

Moda shkon e vjen, por disa pamje klasike gjithmonë do të mbesin.

Nuk është gjë e keqe t’i ndiqni trendet, por kur ato ndryshojnë shumë shpejt, ju mund të përfundoni me një grumbull të rrobave dhe kozmetikave që nuk do t’i përdorni më.

Prandaj, në mënyrë që të mos i shpenzoni kot paratë dhe të keni gjithmonë stil, më mirë është të investoni në disa stile që asnjëherë nuk dalin nga moda.

Grimi natyral

Grimi natyral gjithmonë është kërkuar. Ideja prapa kësaj pamje është se ju bën të dukeni “e freskët”. Sekreti për këtë është i thjeshtë: edhe nëse vendosni të vëni buzëkuq të kuq, sytë gjithmonë duhet të jenë të thjeshtë. Përdorni grim për sy që ngjason me tonin e lëkurës dhe vetëm pak maskara.

Buzët e kuqe

Përgjatë dekadave, buzët e kuqe janë admiruar nga të gjithë adhuruesit e modës përgjatë botës. Kjo ngjyrë është bërë kryesisht e popullarizuar nga Marilyn Monroe dhe prej atëherë gjithmonë ka qëndruar në modë.

Vetullat e trasha

Në një botë mode që vazhdimisht ndryshon, vetullat nuk mund të lihen pa u vërejtur. Ato kanë kaluar nëpër shumë ndryshme: nga vetullat shumë të trasha e deri te ato me pamje më natyrale. Megjithatë, një trend gjithmonë ka mbetur i pandryshuar përgjatë viteve – vetullat e trasha.

SHKARKO APP